NDEZNI FLAKËN E OXHAKUT TUAJ TË PERSONALIZUAR
NGA SKICA E PARË DERI TE DETAJI I FUNDIT. Krijoni një oxhak unik, të projektuar posaçërisht për shtëpinë tuaj.
NE REALIZOJMË ËNDRRAT TUAJA PËR NJË OXHAK PERFEKT
Nuk e keni gjetur ende oxhakun që keni ëndërruar? Ndoshta sepse ai ende nuk ekziston. Në bashkpunim me Spartherm realizojmë oxhaqe të personalizuara sipas kërkesave tuaja individuale për përmasa, formë dhe pajisje.
Si një nga prodhuesit lider të zgjidhjeve për zjarrin dhe ngrohjen në Gjermani dhe Europë, Spartherm disponon ekspertizën, teknologjinë dhe kapacitetet e nevojshme për të realizuar vizionin tuaj.
Vazhdoni më poshtë dhe zbuloni se si një ide e hedhur në letër shndërrohet në një vepër të vërtetë arti.
Premium Edition Quattro
SA Quattro
SA 06
Nga Skica te Oxhaku
Frymëzimi takohet me ekspertizën. Rruga drejt oxhakut tuaj të personalizuar fillon gjithmonë nga idetë dhe dëshirat tuaja. Thermotile në bashkpunim me Spartherm ju shoqërojnë që në hapat e parë, duke ju këshilluar dhe frymëzuar gjatë gjithë procesit. Përmes konsultimeve individuale, përzgjidhen materialet, format dhe detajet që pasqyrojnë stilin tuaj unik. Në këtë mënyrë sigurohemi që oxhaku juaj të përmbushë jo vetëm preferencat estetike, por edhe standardet më të larta në teknologji, komoditet dhe funksionalitet.
Nga Skica te Oxhaku
I Perfeksionuar në Çdo Detaj
I Perfeksionuar në Çdo Detaj
Oxhaku juaj unik. Në zemër të çdo projekti të personalizuar qëndron struktura e projektuar posaçërisht për ju dhe përpunimi i saj me kujdes maksimal. Procesi përfshin një sërë hapash të specializuar, si trajtimi i sipërfaqeve, lyerja, tharja, montimi dhe vendosja e materialeve zjarrduruese. Çdo fazë realizohet me saktësi të lartë nga specialistët tanë me përvojë. Nga përzgjedhja e materialeve më cilësore deri te montimi përfundimtar, cilësia është prioriteti ynë absolut. Rezultati është një oxhak që plotëson kërkesat më të larta në dizajn, performancë dhe jetëgjatësi.
SA 13
SA Arte Q4-550h
Integrim Perfekt në Shtëpinë Tuaj
Montim profesional në vend. Ne në Thermotile kujdesemi për instalimin profesional dhe pa probleme të oxhakut tuaj. Me përkushtim maksimal ndaj detajeve, ne sigurojmë që oxhaku të integrohet në mënyrë të përkryer në ambientin tuaj, duke u bërë qendra e ngrohtësisë dhe elegancës së shtëpisë suaj për shumë vite.
Integrim Perfekt në Shtëpinë Tuaj
SA Giant
SA 04
SA 07
SA Gigant
SA Gigant dreiseitig
SA Gigant VA
SA 11
SA 10
SA 02
SA 03
SA 05
SA 12
Ndonje pyetje? Kontaktoni një nga specialistët tanë tani.
Çdo projekt i veçantë fillon me një ide. Nëse dëshironi të eksploroni mundësitë e një oxhaku të personalizuar, ekipi ynë është i gatshëm t'ju këshillojë dhe t'ju udhëheqë në çdo fazë të realizimit. Kontaktoni specialistët tanë, të cilët do t'ju ndihmojnë të diskutoni vizionin, kërkesat dhe zgjidhjen ideale për hapësirën tuaj. Le ta shndërrojmë së bashku idenë tuaj në një oxhak unik.