NDEZNI FLAKËN E OXHAKUT TUAJ TË PERSONALIZUAR

NGA SKICA E PARË DERI TE DETAJI I FUNDIT. Krijoni një oxhak unik, të projektuar posaçërisht për shtëpinë tuaj.

NE REALIZOJMË ËNDRRAT TUAJA PËR NJË OXHAK PERFEKT

Nuk e keni gjetur ende oxhakun që keni ëndërruar? Ndoshta sepse ai ende nuk ekziston. Në bashkpunim me Spartherm realizojmë oxhaqe të personalizuara sipas kërkesave tuaja individuale për përmasa, formë dhe pajisje.

Si një nga prodhuesit lider të zgjidhjeve për zjarrin dhe ngrohjen në Gjermani dhe Europë, Spartherm disponon ekspertizën, teknologjinë dhe kapacitetet e nevojshme për të realizuar vizionin tuaj.

Vazhdoni më poshtë dhe zbuloni se si një ide e hedhur në letër shndërrohet në një vepër të vërtetë arti.

Premium Edition Quattro

Spartherm Quattro Premium
SA Quattro

SA Quattro

Nga Skica te Oxhaku

Nga Skica te Oxhaku

Frymëzimi takohet me ekspertizën. Rruga drejt oxhakut tuaj të personalizuar fillon gjithmonë nga idetë dhe dëshirat tuaja. Thermotile në bashkpunim me Spartherm ju shoqërojnë që në hapat e parë, duke ju këshilluar dhe frymëzuar gjatë gjithë procesit. Përmes konsultimeve individuale, përzgjidhen materialet, format dhe detajet që pasqyrojnë stilin tuaj unik. Në këtë mënyrë sigurohemi që oxhaku juaj të përmbushë jo vetëm preferencat estetike, por edhe standardet më të larta në teknologji, komoditet dhe funksionalitet.

SA 06

SA 06

SA 13

SA 13

I Perfeksionuar në Çdo Detaj

Oxhaku juaj unik. Në zemër të çdo projekti të personalizuar qëndron struktura e projektuar posaçërisht për ju dhe përpunimi i saj me kujdes maksimal. Procesi përfshin një sërë hapash të specializuar, si trajtimi i sipërfaqeve, lyerja, tharja, montimi dhe vendosja e materialeve zjarrduruese. Çdo fazë realizohet me saktësi të lartë nga specialistët tanë me përvojë. Nga përzgjedhja e materialeve më cilësore deri te montimi përfundimtar, cilësia është prioriteti ynë absolut. Rezultati është një oxhak që plotëson kërkesat më të larta në dizajn, performancë dhe jetëgjatësi.

I Perfeksionuar në Çdo Detaj

SA Arte Q4-550h

SA Arte Q4-550h

Integrim Perfekt në Shtëpinë Tuaj

Montim profesional në vend. Ne në Thermotile kujdesemi për instalimin profesional dhe pa probleme të oxhakut tuaj. Me përkushtim maksimal ndaj detajeve, ne sigurojmë që oxhaku të integrohet në mënyrë të përkryer në ambientin tuaj, duke u bërë qendra e ngrohtësisë dhe elegancës së shtëpisë suaj për shumë vite.

Integrim Perfekt në Shtëpinë Tuaj

SA Giant

SA Giant
SA 04

SA 04

SA 07

SA 07
SA Gigant

SA Gigant

SA Gigant dreiseitig

SA Gigant dreiseitig
SA Gigant VA

SA Gigant VA

SA 11

SA 11
SA 10

SA 10

SA 02

SA 02
SA 03

SA 03

SA 05

SA 05
SA 12

SA 12

Ndonje pyetje? Kontaktoni një nga specialistët tanë tani.

Çdo projekt i veçantë fillon me një ide.

Nëse dëshironi të eksploroni mundësitë e një oxhaku të personalizuar, ekipi ynë është i gatshëm t’ju këshillojë dhe t’ju udhëheqë në çdo fazë të realizimit.

Kontaktoni specialistët tanë, të cilët do t’ju ndihmojnë të diskutoni vizionin, kërkesat dhe zgjidhjen ideale për hapësirën tuaj.

Le ta shndërrojmë së bashku idenë tuaj në një oxhak unik.